Bogujevci takon pianisten Melisa Ibrahimi, fituese e 40 çmimeve ndërkombëtare
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka zhvilluar një takim me pianisten kosovare Melisa Ibrahimi dhe profesorin italian Giuseppe Devastato, me të cilët ka diskutuar për sukseset artistike të pianistes dhe angazhimin për zhvillimin e muzikës klasike në Kosovë. Përmes një njoftimi, Bogujevci ka bërë të ditur se Melisa Ibrahimi ka fituar 40 çmime në gara ndërkombëtare, përfshirë disa medalje të arta, ndërsa së fundmi është shpallur fituese e garës “International Soloist & Orchestra Competition” në Itali. Gjatë takimit, ministrja ka dëgjuar për rrugëtimin artistik të pianistes, përvojat e saj në skenat ndërkombëtare, si dhe bashkëpunimin me profesorin Devastato përmes “International Piano Balkan Academy” në Mitrovicë. Bogujevci ka vlerësuar arritjet e Ibrahimit, duke theksuar se përveç suksesit në skenat ndërkombëtare, angazhimi i saj për...
Burimi:
kultplus.com