Boçi: Raporti i Këshillit të Europës rrëzon hartën territoriale të PS
Bashkëkryetari i Reformës Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, kundërshton hartën e re territoriale të propozuar nga PS-ja, duke iu referuar raportit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, i cili ngre shqetësime për konsultimin me komunitetet e prekura. Boçi thekson se reforma duhet të garantojë pjesëmarrjen reale të qytetarëve, decentralizimin dhe autonominë e pushtetit vendor. Ai kërkon ndalimin e procesit në formën aktuale dhe publikimin e kritereve mbi të cilat mbështetet propozimi. “PS mund ta miratojë hartën me votat e saj, por nuk mund ta kthejë imponimin në konsensus”, shprehet Boçi. Reagimi i plotë: RAPORTI QË RRËZON HARTËN E PS Raporti i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës i jep përgjigjen më të qartë hartës së PS. Një reformë...
Burimi:
syri.net