Boçi: Rama ka vënë shtetin në shërbim të pushtetit, opozita në krah të studentëve! Zgjidhja e vetme, largimi i tij

Boçi: Rama ka vënë shtetin në shërbim të pushtetit, opozita në krah të studentëve! Zgjidhja e vetme, largimi i tij

I ftuar në një intervistë në edicionin e pasdites në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përqendruar kontrollin politik mbi institucionet dhe se po përdor mekanizmat e shtetit për të ushtruar presion ndaj kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve. Duke komentuar situatën politike në vend, Boçi u shpreh se institucionet nuk po funksionojnë në mënyrë të pavarur, ndërsa vendimmarrja diktohet nga vullneti i një njeriu të vetëm. Deputeti demokrat e cilësoi shqetësuese përdorimin e institucioneve si mjete presioni, duke përmendur edhe masat ndaj deputetëve dhe protestuesve. Boçi theksoi se kërkesat e studentëve, qytetarëve dhe opozitës janë politike dhe se zgjidhja, kalon përmes largimit të Ramës dhe hapjes së rrugës për një qeveri teknike. Ai nënvizoi se situata ka...