Boban: Në Itali, pas brezit të Tottit dhe Pirlos, asnjë futbollist i jashtëzakonshëm
5 Tetor 2026 13:10 Alfred Lleshi Duke folur për “Radio Anch’Io Lo Sport”, Zvonimir Boban analizoi problemet e futbollit italian dhe zhvillimin e talenteve: “Historia është shumë e gjatë dhe besoj se të gjithë e kemi kuptuar disi. Është çështje e mënyrës se si punohet me të rinjtë, si zhvillohen talentet dhe çfarë metode përdorin klubet. Talenti italian ekziston, nuk ka mundësi të mos ekzistojë, por nuk po zhvillohet siç duhet. Në Itali, pas brezit të Tottit dhe Pirlos, nuk ka më një futbollist të jashtëzakonshëm. Fajin kërkojeni tek iPad-ët, trajnerët që mendojnë gjithmonë për kolektivin dhe rezultatin, por jo për zhvillimin individual apo pozicionet e lojtarëve. Nga frika e rezultatit dhe shkarkimit, zgjedhin sigurinë e 3-5-2. Përveç një ose dy skuadrave në botë, si...
Burimi:
telesport.al