BMW nis prodhimin e baterive të reja në fabrikën e Bavarisë
BMW Group ka vënë në funksion fabrikën e re të baterive në Irlbach-Straßkirchen, Bavari, ku ka nisur prodhimi në seri i baterive të tensionit të lartë të gjeneratës së gjashtë. Pajisjet e prodhuara në këtë impiant do të dërgohen në fabrikën e BMW-së në Mynih për modelin e ri elektrik BMW i3. Rreth 1 miliard euro është vlera e investimit të drejtpërdrejtë në fabrikën e re. Në total, BMW ka derdhur rreth 2 miliardë euro për prodhimin e automjeteve dhe baterive në Gjermani, përfshirë uzinat në Mynih dhe Dingolfing, si dhe impiantin e Irlbach-Straßkirchen. Puna për ndërtimin e fabrikës nisi në prill të vitit 2024 dhe u mbyll në një periudhë rekord. Kompleksi zë 60 hektarë, ndërsa hapësirat e prodhimit mbulojnë rreth 50 mijë metra...
Burimi:
javanews.al