Blushi: Kontrasti Meta-Balluku, vetëdiskreditimi i SPAK-ut me regji politike të Edi Ramës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar SPAK-un për zbatim të standardeve të dyfishta në trajtimin e çështjeve të Ilir Metës dhe Belinda Ballukut, duke e cilësuar këtë kontrast si vetëdiskreditim të drejtësisë me, sipas tij, regji politike të kryeministrit Edi Rama. Në një reagim publik, Blushi vë përballë situatën ligjore të presidentit të PL-së Ilir Meta me atë të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, duke ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë dhe trajtimin e dy çështjeve nga drejtësia. Sipas Blushit, Balluku, e cila përballet me pesë kategori akuzash dhe 13 episode penale, do të gjykohet në gjendje të lirë, duke ruajtur edhe imunitetin parlamentar. Në të kundërt, ai thekson se Ilir Meta, të cilin e cilëson si lider opozitar pa funksion ekzekutiv...
Burimi:
syri.net