Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Bloomberg: Trump i kërkon Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA
👁6445
Media prestigjioze amerikane “Bloomberg” shkruan se administrata e Presidentit Donald Trump i ka kërkuar Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit që të pranojnë emigrantë të deportuar nga SHBA-të. Bloomberg shkruan se kërkesat drejtuar vendeve në rajonin tonë janë të vazhdueshme dhe pjesë e një strategjie më të gjerë për të gjetur qeveri të huaja të gatshme të pranojnë emigrantë të dëbuar nga Amerika. “Nuk është e qartë nëse u arrit ndonjë marrëveshje si rezultat i bisedimeve. Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit nuk komentoi”, shkruan media amerikane. Në maj, Gjykata e Lartë i lejoi administratës Trump t’u heqë...