Blogeri italian: Çfarë lidhje ka shkatërrimi i Tiranës me dhunën dhe ndryshimin e Shqipërisë? Pse vandalizohet monumenti i Skënderbeut?

Blogeri italian: Çfarë lidhje ka shkatërrimi i Tiranës me dhunën dhe ndryshimin e Shqipërisë? Pse vandalizohet monumenti i Skënderbeut?

Blogeri italian Emiliano Peluso, i cili jeton prej vitesh në Shqipëri, ka dënuar aktet e dhunës dhe shkatërrimet gjatë protestave në Tiranë. Duke u ndalur te vandalizimi i monumentit të Skënderbeut dhe djegia e një pike informacioni turistik, ai shprehet se protesta duhet të jetë një mjet për të kërkuar ndryshim, jo për të shkatërruar pronën e përbashkët. Postimi i blogerit: “Po çfarë lidhje ka shkatërrimi i Tiranës me dhunën dhe ndryshimin e Shqipërisë? Këto fotografi i kam shkrepur vetë këtu në Tiranë. Monumenti i një heroi kombëtar i mbuluar me mbishkrime fyese dhe një pikë informacioni turistik e dëmtuar nga zjarri. Dhe teksa i shikoja, më lindi një pyetje: a mendojmë vërtet se kjo është mënyra e duhur për ta bërë zërin e qytetarëve...