‘Bllokuan rrugën’, Policia vijon me masat: 36 protestues gjobiten me 50 mijë lekë

‘Bllokuan rrugën’, Policia vijon me masat: 36 protestues gjobiten me 50 mijë lekë

pamje nga protestat TIRANË-Teksa pakesta 'anti-dhunë' ka filluar zbatimin, Policia ka njoftuar se 36 protestues janë gjobitur me shumën prej 5000 lekësh (50 mijë lekë të vjetra), pasi gjatë protestës të zhvilluar dje më 3 nëntor. Blutë njoftojnë se masa administrative është vendosur pasi gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, protestuesit kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Ndërkohë edhe për protestën e datës 2 nëntor, u vendosën 16 gjoba për bllokim të qarkullimit rrugor, të cilat ishin edhe të parat e vendosura, pas hyrjes në fuqi të aktit normativ. Njoftimi i policisë: Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 36 masa administrative, në zbatim të Aktit Normativ. Në...