Bllokohet përkohësisht qarkullimi në tunelin e Shkopetit nga rrëshqitja e gurëve

Bllokohet përkohësisht qarkullimi në tunelin e Shkopetit nga rrëshqitja e gurëve

Rrëshqitje gurësh gjatë natës në segmentin rrugor Burrel–Milot, konkretisht në hyrje të tunelit të Shkopetit. Situata është shaktuar si pasojë e reshjeve të dendura të rëna orët e fundit. Për pasojë, qarkullimi u ndërpre për rreth një orë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në këtë aks. Pas raportimit të situatës menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe punonjësit e firmës së mirëmbajtjes rrugore që mbulon segmentin Skuraj–Peshkopi. Ata ndërhynë për pastrimin e rrugës dhe largimin e gurëve, duke bërë të mundur normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit në kushte të sigurta.