Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë, zbardhet shkaku
Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës mëngjesin e kësaj të enjteje është pezulluar përkohësisht. Shkak është bërë arrestimi i një doganieri grek në pikën e kalimit në Mavromat. Ende nuk ka detaje mbi arsyet e arrestimit. Pikës greke i është vënë shiriti i policisë, megjithatë qarkullimi për këmbësorët vijon normalisht vetëm pa bagazhe. Një situatë e tillë vijon që prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.