Bllokohet dorëzimi i bilanceve! Bizneset nën stres, sistemi i ngarkuar rrezikon procedurën jashtë afateve

Bllokohet dorëzimi i bilanceve! Bizneset nën stres, sistemi i ngarkuar rrezikon procedurën jashtë afateve

31 korriku është afati i fundit kur bizneset dorëzojnë pasqyrat financiare, në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Por prej një muaji sistemi rezulton me probleme teknike dhe nuk pranon aplikimet. Sipërmarrësit janë të shqetësuar, pasi afati final po shkon drejt përfundimit. “Ne kemi rreth një muaj që përpiqemi të kryejmë aplikimin. Sistemi na nxjerr error, na bën crash nuk na pranon aplikimet. Janë shumë biznese që po hasin këtë problematikë në çdo orë të ditës. Nga autoritetet nuk kemi asnjë reagim mbi këtë problematike”, shprehet Adela Kanani, drejtore ekzekutive e Aleancës së Profesionistëve të Lirë. Në rast të mos dorëzimit në...