Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Bllokohen dy gomone në Sarandë, qarkullonin pa certifikatën e operatorit turistik
👁13786
Policia kufitare e portit të Sarandës ka bllokuar dje dy gomone si dhe u vendosi gjobë, pasi qarkullonin pa certifikatën e operatorit turistik. Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë bëri të ditur në një njoftim për shtyp se “pas një postimi të publikuar në rrjetet sociale ku janë fotografuar dy mjete lundruese, me persona në bord, pranë bregut në zonën “Tre Ishujt”, Ksamil, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Port Sarandë janë nisur në drejtim të vendit të raportuar”. Gjatë kontrollit në terren, u bë e mundur konstatimi dhe verifikimi i dy mjeteve lundruese që ndodheshin në atë zonë,...