Bllokimi i pagave të magjistratëve, zbardhen diskutimet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Bllokimi i pagave të magjistratëve, zbardhen diskutimet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Që prej orës 11:00, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit po zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, për të miratuar kalendarin e punimeve për periudhën 7 shtator – 16 tetor 2026. Konferenca e Kryetarëve është zhvilluar me diskutime hde debate mes opozitës dhe mazhorancës. Bojkoti në gjykata dhe bllokimi i pagave të magjistratëve ka qenë në fokus të diskutimit. Kreu i grupit parlamentar të PD Gazemnt Bardhi fajësoi Kuvendin për këtë ngërç, duke thënë se nuk po zbaton vendimin e dalë nga Gjykata Kushtetuese. “Sot gjykatat janë në kolaps pikërisht sepse ju nuk respektoni Kushtetutën. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve dhe ju nuk merreni me atë çështje. Për ju nuk ka rëndësi Kushtetuta. Ka një vendim të Këshillit të Legjislacionit...