Bllokimi i pagave/ Gjyqtarja e trishtuar: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer
Bllokimi i pagave të magjistratëve në Thesar ka sjellë reagime në gjithë opinionin publik, por edhe nga radhët e gjyqësorit. Gjyqtarja e Gjykatës Administrative, Afërdita Caco, ka reaguar publikisht për situatën, duke ngritur shqetësimin për pasojat financiare që vonesa e pagave sjell për gjyqtarët dhe familjet e tyre. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo përmend pagesat e kredive dhe shpenzimet familjare, ndërsa e lidh situatën edhe me çështjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor. “Paga e gjyqtarit nuk mund të ulet, po ama mund të bllokohet fare, kështu që mos paguash kredi, ushqime, veshmbathje për fëmijët meqë fillon shkolla, se shteti i së drejtës për disa do të thotë legjislativi, ekzekutivi dhe drejtësia duhet të jenë në duart e një personi”, shkruan gjyqtarja. Në reagimin...
Burimi:
ntv.al