Bllokimi i mbi 200 llogarive në Instagram e TikTok, EDP i kërkon Meta-s sqarime urgjente: Të jepen shpjegime për censurën në Shqipëri

Bllokimi i mbi 200 llogarive në Instagram e TikTok, EDP i kërkon Meta-s sqarime urgjente: Të jepen shpjegime për censurën në Shqipëri

foto ilustruese TIRANË- Mbi 200 llogari të rrjeteve sociale u raportuan të mbyllura këtë të enjte, ndërsa për rastin ka reaguar edhe Partia Demokratike Evropiane (EDP), e cila i është drejtuar zyrtarisht gjigantit teknologjik Meta. EDP-ja i ka dërguar sot një kërkesë zyrtare për sqarim Meta-s, duke kërkuar përgjigje urgjente për pezullimin dhe bllokimin e llogarive të figurave opozitare dhe faqeve që mbulojnë protestat qytetare në Shqipëri. Në reagim, EDP shpreh shqetësimin e thellë për mbylljen e papritur të dhjetëra profileve në Instagram, mes të cilave ndodhet edhe ajo e kreut të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, si dhe e aktivistëve e kritikëve të tjerë të qeverisë. EDP-ja ka pyetur gjithashtu nëse Meta ka marrë ndonjë kërkesë ose komunikim në lidhje me llogaritë nga autoritetet publike shqiptare ose aktorët politikë. Në...