Bllokimi i faqeve dhe IP të dëmshme, AKEP: Dominuan tentativat për mashtrim financiar

Bllokimi i faqeve dhe IP të dëmshme, AKEP: Dominuan tentativat për mashtrim financiar

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare raportoi se vitin e shkuar sulmet kibernetike për të cilat i është dashur të bashkëpunojë më shumë me Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike lidheshin me tentativat për të marrë të dhënat personale dhe mashtrimin financiar. Në raportin e vitit 2024 AKEP nënvizon se bashkëpunimi është përqendruar tek tentativat “phishing”. “AKEP e ka mbështetur AKSK-në në lidhje me bllokimin nga sipërmarrësit e komunikimeve elektronike të Domain-eve dhe IP-ve me përmbajtje të dëmshme. Dihet fakti se në shumicën e rasteve, ndërhyrja e AKEP ka qenë vendimtare në mitigimin e sulmeve kibernetike si në infrastruktura publike, ashtu edhe në infrastruktura private që garantojnë shërbime publike për qytetarët. Gjatë vitit 2024, rastet më të shpeshta të cilat vlen të përmenden kanë qenë tentativat...