“Bllokada” e Kushtetueses në Kosovë, fati i institucioneve mbetet i paqartë, sa gjasa ka që vendi të shkojë në zgjedhje

“Bllokada” e Kushtetueses në Kosovë, fati i institucioneve mbetet i paqartë, sa gjasa ka që vendi të shkojë në zgjedhje

Marsela SHYTIA Me të hyrë në sekondën e parë të djeshme, 120 deputetët e Kosovës nuk kanë të drejtë të bëjnë asnjë veprim apo vendim për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ata deri më 8 gusht, derisa të përfundojë masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese, mund të kryejnë pushimet dhe të presin pagën e radhës, pa bërë asgjë. Por, edhe Gjykata Kushtetuese në lidhje me zgjidhjen e këtij ngërçi politik duket se duart i ka goxha të lidhura, të paktën kështu thotë Melos Kolshi nga IKD. “Sa i përket zgjidhjeve mund të themi që ka shumë zgjidhje, mirëpo ka edhe...