Bleu vota për vajzën! SPAK dërgon për gjykim babain e kandidates së PSD dhe Vladimir Lushkajn

Bleu vota për vajzën! SPAK dërgon për gjykim babain e kandidates së PSD dhe Vladimir Lushkajn

Limonera Bozha dhe i ati TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn për korrupsion në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pandeli Bozha akuzohet për “Korrupsion aktiv në zgjedhje” pasi bleu vota për vajzën e tij, kandidate të PSD, Limonera Bozha. Ndërkohë Vladimir Lushkaj akuzohet për “Korrupsion pasiv në zgjedhje", pasi dyshohet se ka marrë paratë nga Bozha në këmbim që t’i jepte votën për vajzën kandidate për deputete. Konkretish SPAK, njofton se më 8 maj Pandeli Bozha ka shkuar në banesën e shtetasit Vladimir Lushkaj. Në këtë takim, Bozha i ka futur në xhep një kartëmonedhë dhe i ka...
Burimi: Zeri.ai