“Bleu mijëra vota në këmbim për 1 miliard…”/ Berisha akuzon Ramën: Në farsën elektorale përdori të gjitha mjetet

“Bleu mijëra vota në këmbim për 1 miliard…”/ Berisha akuzon Ramën: Në farsën elektorale përdori të gjitha mjetet

Sali Berisha: Në farsën elektorale të 11 Majit 2025, kreu i organizatës kriminale të narkoshtetit shqiptar, Edi Rama, përdori të gjitha mjetet, ndër të cilat licencat për mbjelljen në kundërshtim flagrant me ligjin dhe të gjitha konventat ndërkombëtare të 29 mijë e 300 hektarëve drogë. Ligji i miratuar nga qeveria lejon, autorizon mbjelljen e 200 hektarëve në mbarë vendin. Por në vitin elektoral, kjo sipërfaqe u shumëfishua dhjetëra herë, qindra herë. Pra, në vit elektoral Edi Rama rrethoi Shqipërinë në të katër anët e saj, dhe në thellësi, me plantacione droge, vlera e të cilave është kolosale po të kemi parasysh se në 28 mijë hektarë mund të mbillen dhjetëra milionë rrënjë kanabis, të cilat shkojnë në një vlerë të paktën 10 miliardë euro. Tani...