BKH ‘zbarkon ‘në Sarandë, kontrolle te Elton Dauti dhe “Eco Taxi”, në ‘lupë’ leja e Kumbaros për Syrin e Kaltër

BKH ‘zbarkon ‘në Sarandë, kontrolle te Elton Dauti dhe “Eco Taxi”, në ‘lupë’ leja e Kumbaros për Syrin e Kaltër

foto ilustrim: elton dauti-mirela kumbaro SARANDË- Një aksion i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është zhvilluar në Sarandë. Mësohet se aksioni është zhvilluar një ditë më parë, që në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku në fokus kanë qenë kontrollet te disa biznese dhe persona të lidhur me zv.kryetarin e Bashkisë, Elton Dauti. Nga raportet mediatike mësohet se fillimisht BKH ka ushtruar kontrolle në banesën e Dautit, e më pas kanë vijuar te ortaku i tij, Kostandin Papa. Kontrolle ka pasur gjithashtu edhe në ambientet e “Eco Taxi”, aktivitet që lidhet me të dy ata, Dauti dhe Papa. Gjithashtu, raportohet se një tjetër pistë që po verifikohet është edhe funksionimi i trenave turistikë në Syrin e Kaltër, një nga destinacionet natyrore më...