BKH zbarkon në Bradashesh, kontroll në qelinë ku mbahet Ergys Agasi, sekuestrohen disa celularë

BKH zbarkon në Bradashesh, kontroll në qelinë ku mbahet Ergys Agasi, sekuestrohen disa celularë

Ergys Agasi ELBASAN-Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar sot kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit. Kontrolle janë edhe në qelinë ku mbahet biznesmeni Ergys Agasi. Lidhur me aksionin raportohet se janë sekuestruar disa celularë, por ende nuk janë zbërthyer që të zbulohet se kujt i përkasin. Telefonat celularë të sekuestruar do të zbërthehen në laboratorët e SPAK. Ky është kontrolli i dytë që zhvillohet në sektorin ku mbahet Agasi. ZËRI raportoi më 14 shtator se gjatë kontrolleve të zhvilluara nga SPAK në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit, u gjetën pije alkoolike në sektorin ku mbahet Agasi. Ergys Agasi, i arrestuar pasditen e 26 gushtit, u transferua mëngjesin e 29 gushtit drejt ambienteve të paraburgimit të Bradasheshit, ku vijon të qëndrojë nën masën e sigurisë “Arrest me...