Biznesmeni denoncoi se i vunë gjobë 5 mln euro, Policia zbardh detajet: Në automjetin e përmbysur ishin 3 persona, u gjet dhe një pistoletë

Biznesmeni denoncoi se i vunë gjobë 5 mln euro, Policia zbardh detajet: Në automjetin e përmbysur ishin 3 persona, u gjet dhe një pistoletë

Një incident i rëndë është raportuar paraditen e sotme në një resort në Vlorë, ku një grup prej më shumë se 10 personash, shumica prej tyre dyshohet se kanë qenë të armatosur, kanë shkuar për t’i vendosur gjobë pronarit të hotelit. Sipas informacioneve paraprake, personat kanë kërcënuar fillimisht pronarin e hotelit Vasil Bedinaj, ndërsa më pas dyshohet se kanë përdorur edhe armët, duke i kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh. Mes palëve ka pasur edhe përplasje fizike, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi nga ambientet e hotelit pas ngjarjes. Menjëherë pas njoftimit nga pronari i hotelit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt adresës së dhënë, ndërsa janë ngritur edhe pika kontrolli në zona të ndryshme. Në afërsi të Pusit të Mezinit, efektivët kanë konstatuar...