Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bizneset në Vlorë në alarm/ Nis verifikimi i detyrimeve për ujin e pijshëm
Në Vlorë një Task-Forcë e posaçme është ngritur për të verifikuar bizneset që kanë detyrime të pashlyera ndaj ujësjellësit. Grupet e punës kanë nisur aksionin përgjatë bregdetit për të vijuar më pas dhe në lagjet e tjera të qytetit. Debitorëve do t’u jepet mundësia të paguajnë detyrimet me këste pas nënshkrimit të marrëveshjes me ujësjellës kanalizimet. Autoritetet ftojnë konsumatorët të mos rrisin debinë pasi pagesat sipas tyre ndikojnë në investime dhe përmirësim të shërbimit. Taks forca do të vijojë verifikimet në terren përgjatë të gjithë gushtit, pas bizneseve dhe tek familjet.