Bizneset kërkojnë mbrojtje, ministri Demo: Pyesni ata që dalin me maska, Policia do të zbatojë ligjin
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka garantuar se Policia e Shtetit do ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të garantuar rendin publik dhe për të mbrojtur bizneset private nga sulmet dhe aktet e dhunës gjatë protestave. I pyetur lidhur me shqetësimin e bizneseve të vogla dhe të mëdha, të cilat po u drejtohen edhe kompanive private të sigurisë për të mbrojtur aktivitetet e tyre, Demo u shpreh se shteti do të veprojë në përputhje me ligjin. Demo theksoi se qytetarët duhet të reflektojnë për ngjarjet e tri ditëve të fundit, duke bërë dallimin mes të drejtës për të protestuar dhe akteve të dhunës ndaj institucioneve dhe subjekteve private. Ka një reagim nga bizneset private, sepse tashmë gjithkush ndihet i rrezikuar. Bizneset e vogla, bizneset...
Burimi:
kohajone.com