Bisseck: Reaguam mirë pas humbjes në derbi, tani të përqendrohemi te sfida ndaj Como

Bisseck: Reaguam mirë pas humbjes në derbi, tani të përqendrohemi te sfida ndaj Como

4 Nëntor 2026 12:30 Telesport Mbrojtësi i Inter, Yann Bisseck ishte një nga protagonistët e fitores 3-0 të skuadrës zikaltër dje në Champions League, në fitoren 3-0 ndaj Feyenoord në transfertë. Ai shënoi golin e parë të Inter, duke bërë një paraqitje të mirë. “Qëndruam seriozë dhe të përqendruar për 95 minuta. Kjo është rruga e duhur që duhet të ndjekim gjithnjë nëse duam të fitojmë trofe. Një fitore e rëndësishme pas zhgënjimit në derbi“, shtoi mbrojtësi gjerman. Vëmendja e Bisseck kalon menjëherë të sfida e radhës në Serie A, ajo ndaj Como: “Është një skuadër shumë e fortë dhe na pret një tjetër sfidë e vështirë. Por, nëse japim gjithçka në fushë, kemi mundësi të mëdha për të fituar.”