Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BIRN: Shqipëria përkrah SHBA dhe aleatëve të Perëndimit, akuzojnë Iranin për dhunim të sovranitetit
Shqipëria iu bashkua këtë javë një deklarate të përbashkët të lëshuar nga 14 vende perëndimore – përfshirë SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën dhe Kanadanë – duke dënuar operacionet e shërbimeve inteligjente iraniane në territoret e tyre. Deklarata shënon një përshkallëzim të qëndrimeve ndërkombëtare ndaj Teheranit dhe denoncon bashkëpunimin e tij gjithnjë e më të ngushtë me rrjete kriminale për të përndjekur disidentë politikanë, gazetarë, zyrtarë dhe minoritete fetare. “Ne jemi të bashkuar në kundërshtimin e përpjekjeve të shërbimeve inteligjente të Iranit për të vrarë, marrë peng apo përndjekur njerëz në Europë dhe Shtetet e Bashkuara në dhunim të qartë të sovranitetit tonë,” thuhet në deklaratën e përbashkët. Shqipëria nuk është thjesht një firmëtare simbolike e deklaratës, pasi Irani është nën akuzë për sulme të...