Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
👁6640
Edi Rama në Opinion TIRANË- Në pamje të parë, mbulimi i medias audiovizive gjatë fushatës elektorale që u hodh pas krahëve duket i balancuar. Të dhënat e Autoritetit të Mediave Audiovizve tregojnë se gjatë edicioneve informative në 18 televizionet kryesore të vendit, Aleanca për Shqipërinë Madhështore e udhëhequr nga Partia Demokratike mori 51% të kohës televizive, ndërsa Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama vetëm 42.9%. Megjithatë, një analizë më imët e monitorimeve të AMA-s tregon se në tre televizionet kombëtare private – TV Klan, Top Channel dhe Vizion Plus, të cilat kotrollojnë më shumë se dy të tretat e audiencës...