BIRN: Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

BIRN: Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet të përfitojnë masa dënimi ndjeshëm më të ulëta, nëse një projekt për Kod të ri Penal i propozuar nga qeveria si “punë e ekspertëve” miratohet në parlament, gjithmonë nëse nuk shpallen të pafajshëm gjatë gjykimit. Hartuesit e Kodit të ri Penal, të cilët nuk kanë dalë deri më sot të mbrojnë publikisht punën e vet, duket se kanë mbledhur bashkë në një vepër penale atë që në kodin aktual penal është ndarë në dy nene të veçanta, korrupsionin pasiv të zyrtarëve. Kodi aktual dënon në nenin 259 rastet e mitmarrjes së zyrtarëve publikë të zakonshëm nga 2 deri...