Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BIRN: Fushata në Dibër dominohet nga “lufta brenda llojit” për mandatin e pestë
👁2993
Asfalti i saposhtruar të shoqëron në 10 kilometrat e rrugës hyrëse në Peshkopi, ndërsa në dy anët e saj, plantacionet me mollë dhe qershi janë ende në lulëzim. Makinat me flamuj të kandidatëve për deputetë të lajmërojnë se qyteti është përfshirë nga ethet zgjedhore të 11 majit, ku qarku Dibër do të dërgojë 5 deputetë në Kuvend. Në bulevardin “Elez Isufi”, qytetarët shëtisin në një diell të ngrohtë prilli ose ulen në kafenetë e shumta në të dyja anët, ndërsa disa punëtorë po shtrojnë pllakat e reja në një projekt prej dhjetramilionë lekësh, edhe pse u ndërtua pak vite më parë...