Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik
Ish-ambasadori Roland Bimo, i ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, ka vlerësuar rolin historik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë dhe Kosovën, ndërsa ka ngritur pikëpyetje mbi qasjen e re amerikane ndaj rajonit. Sipas tij, opinioni publik shqiptar është formuar ndër vite nga perceptimi për rolin vendimtar të Uashingtonit, i cili ka qenë jashtëzakonisht aktiv në politikën shqiptare. “Ne ja dedikojmë Shteteve të Bashkuara të Amerikës pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e Kosovës dhe në njëfarë mënyre mbijetesën e kombit shqiptar në formën që është sot. Përndryshe do të ishim ndarë, do të ishim… sot nuk do të ekzistonim, ndoshta do të ishim në fatin e kurdëve. Ky është perceptimi besoj unë në të gjithë Shqipërinë. Kjo përligj interesat e medias...
Burimi:
javanews.al