Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

Rrugët e vendit janë shndërruar në arenë lufte. Përgjatë muajve të verës janë shënuar aksidente të rënda, ku shoferë të dehur në timon apo nën efektin e lëndëve narkotike janë përplasur me automjete të tjera duke shkaktuar viktima. Edhe kjo e hënë e 7 shtatorit nisi me dy aksidente të rënda. Aksidenti i parë u regjistrua në autostradën Durrës-Tiranë, ku 5 automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Sipas policisë, automjeti që drejtohej nga 45-vjeçari Hysen Balla është përplasur me një kamion dhe, për rrjedhojë, ai humbi jetën në vend. 3 automjete që ishin pas Ballës u përplasën dhe, për pasojë, u plagosën 5 persona. Ndërkohë, në Levan-Tepelenë humbi jetën Dashamir Beca, i cili, teksa drejtonte automjetin e tij ‘Audi’, u përplas me një “Benz”. Beca ndërroi...