Bilanci i zjarreve, Mbrojtja: 11 vatra aktive, 5 janë nën mbikëqyrje
Ministria e Mbrojtjes ka bërë ne dije se gjatë ditës janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 5 janë nën mbikëqyrje dhe 5 janë fikur. Në operacione janë angazhuar 587 forca operacionale vendore, 52 automjete zjarrfikëse, si dhe 550 efektivë dhe 7 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura. Mbështetja ajrore është realizuar me 4 helikopterë dhe 1 avion Air Tractor. Fier-Drizë/Radostinë, Vadhizë, Peshtan dhe Levan: vatra vijon aktive. Janë angazhuar 13 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 55 efektivë, 90 FP dhe 104 forca ushtarake, me mbështetje nga 1 helikopter dhe 1 Air Tractor. Shkodër-Bardhaj: zjarri mbetet aktiv. Në operacion janë 5 automjete zjarrfikëse, struktura vendore dhe mbështetje nga FA me 1 automjet zjarrfikës dhe 1 helikopter. Mat-Lundre dhe Madhesh, operacioni mbështetet edhe...
Burimi:
syri.net