Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Bilanc lufte’/ E mërkura e ‘zezë’, 6 viktima dhe 9 të plagosur nga aksidentet rrugore në vend
Dita e djeshme, e mërkurë 23 korrik, është mbyllur me një bilanc të rëndë nga aksidentet rrugore: 6 viktima dhe 9 të plagosur në të paktën 6 aksidente të ndodhura në zona të ndryshme të Shqipërisë. Në aksin Lezhë–Shkodër, një automjet u përplas me një trailer me targa serbe dhe përfundoi në kanal. Si pasojë, dy persona humbën jetën, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. Banorët e zonës dhe shërbimet e policisë ndërhynë për të nxjerrë të mbijetuarit nga kanali. Në qarkun e Dibrës, u regjistruan tre viktima...