Bilanc katastrofik në Nepal, rritet numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të zhdukurit
Një javë pas katastrofës që goditi Nepalin, pasojat e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve masive të dheut vijojnë të jenë dramatike. Bilanci i viktimave ka shkuar në 987 persona, ndërsa më shumë se 4 mijë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Shkatërrimi nisi pas shembjes së një akullnaje në Himalaje, që shkaktoi një valë masive uji, balte dhe mbetjesh shkëmbore, duke përfshirë lugina, rrugë dhe qendra të banuara. Tashmë ekipet e shpëtimit po depërtojnë edhe në zonat më të izoluara të vendit. Një nga operacionet më të vështira po zhvillohet në tunelet e hidrocentraleve, ku qindra punëtorë kishin mbetur të bllokuar. Vetëm gjatë operacioneve të fundit janë shpëtuar rreth 300 punonjës, ndërsa ushtria nepaleze po përdor makineri të rënda dhe pajisje të specializuara për të hapur rrugën...
Burimi:
vizionplus.tv