Bilal Xhaferi, shkrimtari çam që u përball me regjimin komunist
Bilal Xhaferi ishte shkrimtar, poet dhe publicist shqiptar, i njohur për krijimtarinë e tij letrare dhe qëndrimin kritik ndaj regjimit komunist në Shqipëri. Ai konsiderohet një nga figurat e rëndësishme të letërsisë çame. Xhaferi lindi në vitin 1935 në Ninat të Konispolit. Jeta e tij u shënua nga vështirësi të shumta që në fëmijëri. Nëna i vdiq kur ishte tetë vjeç, ndërsa i ati u ekzekutua nga regjimi komunist në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ai nisi të botonte poezi dhe tregime në vitet 1962–1963, duke u dalluar për stilin dhe temat që trajtonte në veprat e tij. Ndër botimet e para janë Rrugë dhe fate dhe Njerëz të rinj, tokë e lashtë. Në vitin 1968, pas kritikave ndaj romanit Dasma të Ismail Kadaresë...
Burimi:
kultplus.com