Big Brother: kur poshtërimi bëhet rrugë drejt suksesit
Në Big Brother, një grindje vlen shumë më shumë se një bisedë e mençur. Një fyerje prodhon klipe, tituj, debate në studio dhe mijëra komente. Një shpërthim emocional përsëritet derisa bëhet ngjarja e ditës. Pikërisht këtu qëndron problemi i këtij formati: sjellja që do të duhej të na shqetësonte shndërrohet në materialin më të vlefshëm të argëtimit. Pjesëmarrësit mbyllen në një shtëpi ku çdo afrim, xhelozi, dobësi apo përplasje mund të përdoret për të mbajtur publikun përpara ekranit. Edhe pajtimi merr vlerë sipas asaj që premton për episodin e ardhshëm. Brenda kësaj skeme, njeriu mësohet ta shohë tjetrin si rival, pengesë ose mundësi për të fituar vëmendje. Kamera është aty edhe në çastin kur dikujt do t’i duhej qetësi për ta përballuar atë që po...
Burimi:
kultplus.com