Bie zjarr në një pronë private, dëme të shumta materiale

Bie zjarr në një pronë private, dëme të shumta materiale

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e sotme një pronë private në fshatin Peshtan në Fier duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ngjarja ka ndodhur në pronësinë e një shtetasi, ku zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e dalë nga pompa vaditëse e ujit. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar në pak minuta një sasi të madhe dëngjesh bari, si dhe një stallë bagëtish në të cilën ndodheshin edhe mjete pune bujqësore si jonxha, frezë dhe vegla të tjera. Brenda stallës nuk ndodheshin bagëtitë në momentin e rënies së zjarrit, çka bëri të mundur shpëtimin e tyre....
Burimi: Kohajone.com