Bie nga lartësia e pallatit, humb jetën punëtori i huaj në Tiranë

Bie nga lartësia e pallatit, humb jetën punëtori i huaj në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në rrugën “Brigada VIII”, në Tiranë. Një punëtor nga Bosnje-Hercegovina, rreth 48-vjeç, ka rënë nga lartësia e nje pallati teksa po punonte dhe ka humbur jetën. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç,(Bosnjë-Hercegovinë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Burimi: Gijotina.com