Bie në prangat e policisë 20-vjeçari në Rinas i shpallur në kërkim/ E mashtroi dhe i zhvati paratë…

Bie në prangat e policisë 20-vjeçari në Rinas i shpallur në kërkim/ E mashtroi dhe i zhvati paratë…

Mashtroi dhe u vodhi paratë një 42-vjeçari, 20-vjeçari nga Fieri është arrestuar nga Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas. Tashmë i arrestuari 20-vjeçar, ishte i shpallur më parë në kërkim policor. “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor T. S., 20 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi”, i cili u kap nga Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas. Ky shtetas dyshohet se i ka marrë me anë të mashtrimit një shumë parash një shtetasi 42 vjeç”, njofton policia.
Burimi: Sot.com.al