“Biblioteka e artit” prezanton të rinjtë me figurat e shquara të artit pamor shqiptar

“Biblioteka e artit” prezanton të rinjtë me figurat e shquara të artit pamor shqiptar

24 September, 2026 - 22:50 Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nisi në Liceun Artistik “Jordan Misja”, ciklin “Biblioteka e artit”, e cila bën bashkë fjalën dhe imazhin duke iu kushtuar figurave shenjuese të historisë së artit pamor shqiptar. Ky cikël do të vijojë përgjatë gjithë vitit shkollor me takime mujore. E pranishme në këtë seancë të parë ishte drejtoresha e QKLL-së, Arta Marku dhe drejtoresha e Liceut Artistik, Etleva Kolnikaj të cilat, shpjeguan se takimet e vitit në vijim do të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me 80-vjetorin e Liceut duke u fokusuar te monografitë që u kushtohen emrave që kanë lënë gjurmë në historinë e kësaj shkolle. Kjo është arsyeja përse “Biblioteka e artit” u hap me diskutimin mbi monografinë e Nexhmedin Zajmit, pedagog...