“Beteja” zhvendoset te Kryeministria/ Protestuesit hedhin molotovë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë
“Beteja” mes protestuesve dhe forcave të policisë është zhvendosur përpara Kryeministrisë, ku po regjistrohen përplasje të forta në ditën e pestë të protestave studentore. Pas largimit nga zona e Ministrisë së Arsimit, turma ka marshuar drejt godinës së qeverisë, ku situata është tensionuar dhe forcat e rendit kanë ndërhyrë me automjete ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës. Protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të forcave të policisë. I gjithë bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është i mbushur me gaz lotsjellës. 3 makineri po hedhin ujë me presion ndaj protestuesve, ndërsa këta të fundit shkulin pllakat e bulevardit dhe hedhin gurë drejt efektivëve Situata në terren mbetet dinamike, ndërsa priten zhvillime të tjera gjatë orëve në vijim.
Burimi:
javanews.al