Beteja e Mokrës, 10 tetor 1445 pranë malit Mokra

Beteja e Mokrës, 10 tetor 1445 pranë malit Mokra

Beteja e Mokrës u zhvillua më 10 tetor 1445 pranë malit Mokra. Pas fitores së tij në Varna, Murati II u përpoq të vendoste paqen me Skënderbeun. Murati i dërgoi një mesazh Skënderbeut në të cilin i kujtonte se si e kishte marrë shqiptarin bir të tij dhe e kishte rritur në oborrin e tij dhe u përpoq ta frikësonte duke i kujtuar përmasat dhe fuqinë e ushtrisë osmane. Skënderbeu mori letrën dhe vendosi të përgjigjej. Skënderbeu i kujtoi Muratit se si ai kishte thyer ushtrinë osmane në Torvioll. Kur ambasadori turk u largua për t’i dërguar mesazhin Muratit, Skënderbeu u tha njerëzve të tij që të përgatiteshin. Kur sulltani mori mesazhin, i dha nen komande Firuz Pashës një forcë prej rreth 9000 vetësh. Detyra...