Beteja e Dytë e Kosovës (1448): Tentativa e fundit e hungarezëve për dominim në Ballkan

Beteja e Dytë e Kosovës (1448): Tentativa e fundit e hungarezëve për dominim në Ballkan

Nga: Agron Islami Beteja e Dytë e Kosovës mund të konsiderohet tentativa e fundit e hungarezëve për dominim në Ballkan. Fitorja e Osmanëve në Betejën e Parë të Kosovës më 1389, krijoi një realitet të ri politik në Ballkan, i cili u përcoll me zgjerime të vrullshme osmane në këto treva, e që nuk mbetën pa u prekur edhe interesat e Mbretërisë Hungareze, sidomos në hapësirën e Beogradit të sotëm, i cili aso kohe ishte nën sundimin e tyre. Kështu që, në vitin 1394, mbreti i Hungarisë, Sigismundo, në bashkëpunim me Papën Bonifiace IX, organizuan një kryqëzatë të re e cila përbëhej nga ushtarë hungarezë, francezë, gjermanë dhe nga kalorës të urdhrit të Shën Gjonit. Aleanca e Krishtere e udhëhequr nga Sigismundi, do të thyhet...