Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
BERZH, 30 mln euro për modernizimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bashkimi Evropian (BE) dhe Banka Evropiane e Investimeve (BEI) njoftuan se po forcojnë mbështetjen e tyre për infrastrukturën hekurudhore të Shqipërisë, përmes një investimi të rëndësishëm për rindërtimin dhe elektrifikimin e linjës hekurudhore Durrës–Rrogozhinë.BERZH-i do të akordojë një hua sovrane deri në 30 milionë euro në favor të Shqipërisë, për llogari të ndërmarrjes shtetërore Hekurudha Shqiptare. Ky financim vjen në përputhje me një hua të barabartë prej 30 milionë eurosh nga BEI, si dhe me një paketë prej 60 milionë eurosh nga BE-ja në formën e granteve investuese dhe asistencës teknike përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, e nënshkruar më herët gjatë këtij viti.Ky projekt strategjik parashikon rehabilitimin dhe elektrifikimin e rreth 34 kilometrave hekurudhë midis qytetit...