“Bërtita aq shumë sa m’u morën mendtë”, heroi i Interit shpjegon emocionet e golit të fitores

“Bërtita aq shumë sa m’u morën mendtë”, heroi i Interit shpjegon emocionet e golit të fitores

Davide Frattesi ishte ai që shënoi golin vendimtar për kualifikimin e Interit në finalen e Champions League, në fitoren 4-3 ndaj Barcelonës. “Nuk e di se çfarë ndodhi. Di që kam festuar shumë dhe si i çmendur. Bërtita aq shumë, sa m’u morën mendtë. Shikoja vetëm zi. Për fat, ia dola të vazhdoja. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme si skuadër. Fitorja është për të gjithë tifozët dhe për të gjithë stafin”, tha Frattesi pas ndeshjes, shkruan A2. “Pas Bayern Munchen, mendoja që nuk do të përjetonim dot ndeshje me kaq shumë emocione. Por, kjo është e bukura e futbollit....
Burimi: Javanews.al