Berisha: Vuçiç ishte kukull e Putinit! Bashkë me Ramën bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vlerësoi largimin nga pushteti të Aleksandar Vuçiçit, pasi ky i fundit humbi zgjedhjet e përgjithshme në Serbi, “Dje, populli serb, me votën e tij nxori nga pushteti njërin nga figurat më të zeza të politikës në Ballkan pas Sllobodan Millosheviçit, njeriun që prej vitesh duhej të ishte në burgun ndërkombëtar të Hagës, Aleksandër Vuçiç, ish-badigardin e Sheshelit, birin e tij shpirtëror, pasardhësin e tij. Pjesëmarrës aktiv në gjenocidin serb në Bosnje Hercegovinë dhe Kroaci. Një nga organizatorët e safarit vrasës të myslimanëve në Sarajevë. Iniciatorin e nismës fatkeqe për t’i dhënë strehë dhe për të fshehur gjatë viteve në kërkim nga drejtësia ndërkombëtare kasapit të Bosnjes, Ratko Mlladiç. Organizatorin e vrasjeve politike të udhëheqësve të serbëve në Kosovë, Oliver...
Burimi:
javanews.al