Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Berisha: Votat u blenë me punësime, PD është gati të çojë në kushtetuese edhe votën e diasporës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi sot një listë me emra duke pretenduar se qytetarë të qarkut të Fierit janë punësuar në pozicione të ndryshme në administratën shtetërore si shpërblim për ndihmën e tyre për Partinë Socialiste në fushatën për zgjedhjet e 11 majit. Lista ka gjeneralitetet e qytetarëve, arsimin e tyre dhe vendin ku dëshirojnë të punësohen, që varion nga sanitare deri te kompania Albpetrol. Sipas Berishës, sigurimi i një vendi pune është përdorur nga PS si formë shpërblimi për ata që kanë ndihmuar Partinë Socialiste në qarkun e Fierit. “Këtu janë të dhënat ku punojnë terroristët elektoralë...