Berisha: Vlora Hyseni u kthye për t’u dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan!
Sali Berisha ka reaguar sërish për arrestimin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke e cilësuar çështjen si një nga skandalet më të rënda në historinë e vendit. Në një deklaratë në Facebook, Berisha ngriti akuza dhe pretendime për lidhje të Hysenit me persona të botës së krimit dhe tha se rikthimi i saj në detyrë lidhet me përplasjet brenda këtij rrjeti. “Java që lamë pas është java e skandalit më të jashtëzakonshëm jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por e një skandali që njeh gjithsej edhe dy raste të tjera të ngjashme në historinë e botës. Shefja e shërbimit inteligjent të vendit arrestohet për bashkëpunim me organizatën kriminale më të rrezikshme në Evropë të Ergys Agasit për nxjerrje të sekretit shtetëror...
Burimi:
javanews.al