Berisha vijon të justifikojë humbjen: Gjysmë miliard euro përdori qeveria për aktivitete që të ndikonte tek qytetarët

Berisha vijon të justifikojë humbjen: Gjysmë miliard euro përdori qeveria për aktivitete që të ndikonte tek qytetarët

Kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se ka përdorur mbi gjysmë miliard euro për qëllime elektorale gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit 2025. Ai tha se në kundërshtim me ligjin, janë zhvilluar mijëra aktivitete dhe tendera me ndikim të drejtpërdrejtë në votuesit. Berisha theksoi se vetëm bashkitë kanë shpërndarë 57 milionë euro, ndërsa Fondi i Zhvillimit ka përdorur 10 milionë euro për fushatë Sipas tij, institucionet përgjegjëse kanë injoruar shkeljet. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Njëri nga aspektet më kriminale të farsës elektorale 11 maj 2025, ishte përdorimi i ngjarjeve, prokurimeve të cilat tejkalojnë mbi gjysmë miliardi euro për qëllime elektorale për të ndikuar votën e qytetarëve shqiptarë. Në periudhën janar gjer në 11 Maj, periudhë në të cilën...